Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Oqeani Indian, piratët sekuestrojnë një anije
English

Oqeani Indian, piratët sekuestrojnë një anije

Mogadishu, 28 mars, NOA - Piratët somalezë kanë deklaruar se kanë kapur një anije peshkimi spanjolle në Oqeanin Indian.

"Njerëzit tanë kanë kapur një anije peshkimi spanjolle në Oqeanin Indian. Ata janë në bordin e peshkarexhës tonë dhe janë mirë", ka thënë në telefon për agjencinë e lajmeve Reuters një nga piratët.

Andrew Mwangura i Programit të Marinës së Afrikës Lindore - me qendër në Kenia - tha se ishte në dijeni për kapjen e anijes nga piratët e detit.

Kohët e fundit, është rikthyer në "modë" pas disa qindra vjetësh, dukuria e piratëve të detit. Nëse atëherë teknologjia nuk ekzistonte dhe informacioni mbetej i izoluar për të tilla ngjarje, sot janë vetë piratët "modernë" që shfrytëzojnë pikërisht këtë teknologji, duke kërkuar haraçe të mëdha në këmbim të lirimit të pengjeve.

Dhe, në mes të oqeanit, zor se mund të kesh shumë opsione për të negociuar me piratët rrëmbyes apo ca më keq, të kryesh aksione speciale për lirim pengjesh.

a.k/NOA

KOMENTE