Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aneta Rama: Nuk e fal Sali Berishën
English

Aneta Rama: Nuk e fal Sali Berishën

Tiranë, 29 Mars NOA Update - Aneta Rama, nëna e kryetarit të Partisë Socialiste, deklaroi sot se ajo nuk ka ndërmend që ta falë kryeministrin Sali Berisha duke konfirmuar se e kishte zyrtarizuar këtë dhe sot gjatë seancës së pajtimit të mundshëm.

Në seancën e parë gjyqësore të zhvilluar pak minuta më parë në Gjykatën e Lartë, dy avokatët e zgjedhur prej Aneta Ramës Arjan Salati dhe Eno Bushi i kanë bërë me dije kolegjit penal të përbërë nga gjyqtarët Ardrian Dvorani, Evelina Qirjako, Ardian Nuni, Irma Bala dhe Andi Çeliku se i Sali Berisha në seancën plenare të datës 26 nëntor të vitit 2009 ka shpifur në drejtim të klientes së tyre.

Sipas tyre elementët e shpifjes gjenden në dy elementë. Ata shpjegon se Berisha ishte shprehur se për 10 vjet me radhës është kuruar për sëmundjen e tij të skizofrenisë, ndërsa djali i saj e kishte nxjerrë në pazar natën me rrobat e gjumit.

Avokatët kanë shpjeguar se nuk tërhiqen nga padia e tyre dhe e legjitimojnë atë.

Nga ana tjetër avokatia e zgjedhur nga kryeministri Berisha, Erinda Ballanca është shprehur se në të tilla kushte ajo do të shprehet në seancën e radhës. Seanca u shty për në datën 12 prill ora 13:00.

Sot ishte seanca e pajtimit mes të dyja palëve, e cila nuk është pranuar nga pala paditëse.

Aneta Rama e paditi kryeministrin më 18 dhjetor të vitit 2009, për veprën penale të shpifjes së thënë botërisht parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

e.r/NOA

KOMENTE