English

Balotelli, sot dita e paqes

Milano, 29 Mars NOA - Inter duhet thënë e nuk po kalon një ndër momentet më të mira të saj në kampionatin italian dhe për këtë arsye duke parë që ata po hasin vështirësi në ndeshjet në transfertë është e nevojshme që ky ekip të ketë një forcë më shumë për sa i përket lojtarëve.

Kjo armë plus e këtij ekipi, me sa duet mban emrin e Balotellit dhe vetë skuadra, shtuar këtu dhe presidentin e klubit Massimo Morattin, kërkojnë që midis teknikut zikaltër dhe Balotellit më në fund të vendoset paqja dhe lojtari të jetë pjesë e skuadrës.

Flitet se ky moment do të jetë pikërisht në ditën e sotme ku lojtari dhe Murinjo, kanë në program një takim midis tyre, ku të gjithë janë në pritje të rezultatit të saj, i cili mendohet të jetë pozitiv.

Ka qenë dhe vetë menaxheri i lojtarit Mino Raiola, i cili ka dalë në mbrojtje të lojtarit duke deklaruar se ai do të qëndrojë për një kohë të gjatë tek Inter dhe për momentin ka pohuar se nuk do të largohet nga ky ekip.

r.b/NOA

KOMENTE