English

Diego, pushim vetëm për një turn

Torino, 20 Mars NOA - Lojtari i Juventusit braziliani Diego, u dëmtua në ndeshjen e fundit të ekipit të tij me Atalantën ku për shkak të goditjes që mori luajti për vetëm 35 minuta dhe më pas u zëvendësua nga Giovinco.

Pas kontrollit mjekësor, për Diegon nuk rezultoi një dëmtim i rëndë dhe bëhet fjalë vetëm për një lodhje muskulore të tij.

Megjithatë për këtë arsye lojtari do ti mungojë Juventusit në ndeshjen e ardhshme të saj ku ata do të kenë një përballje mjaft të rëndësishme me Udinezen në transfertë.

Një tjetër problem për Zakeronin është dhe mbrojtësi i bardhë e zinjve Chiellini, i cili për arsye dëmtimi mund të kalojë ndeshjen e së shtunës dhe kjo do të ishte një mungesë tepër e rëndësishme për skuadrën e Juventus, pasi do të thotë dhe një lojtar tjetër i dëmtuar në listën e gjatë të këtij ekipi.

r.b/NOA

KOMENTE