Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Mirënjohje aktorit të madh Agim Qirjaqi
English

Edi Rama: Mirënjohje aktorit të madh Agim Qirjaqi

Tiranë, 29 Mars NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte sot i pranishëm në homazhet e aktorit të njohur, Agim Qirjaqi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, pas një sëmundje të rëndë.

Lideri i opozitës, e quajti një humbje të madhe vdekjen e aktorit, i cili ka interpretuar shumë role në skenat dhe filmat shqiptar, duke lënë pas një arkiv të çmuar për brezat që vijnë pas.

"Rasti ma ka sjellë që fatkeqësisht të gjendem shpesh herë në këtë pozitë në këto vite. Detyrohem të gjej fjalë që në fakt janë shumë të vështira për t'u gjetur, për të shprehur respektin, mirënjohjen dhe njëkohësisht përmasën e një humbjeje siç është humbja e një artisti që ka lënë gjurmë në kujtesën e secilit dhe në kulturën tonë kombëtare", - theksoi Rama.

"Megjithatë, për shkak se kështu ndodh dhe se kështu është jeta, - vijoi Rama, - më ritakon të të rishpreh nga njëra anë keqardhjen e madhe për humbjen e madhe të këtij artisti të madh dhe nga ana tjetër shqetësimin që këto vende që po zbrazen në panteonin e kulturës së gjallë shqiptare dhe që po mbushin panteonin e kujtesës, duhet bërë çmos që të zëvendësohen me të tjerë".

"Mendoj se për brezin e ri dhe për brezat që vijnë të aktorëve dhe aktoreve, do të jetë më e lehtë pikërisht për shkak se aktorë si Agim Qirjaqi dhe të tjerë, që u ndanë përpara nga jeta përpara tij, kanë lënë pas një eksperiencë të çmuar që pa asnjë dyshim ju shërben si pikë referimi dhe atyre që japin mësimin e këtij arti të madh dhe atyre që e marrin këtë mësim", - përfundoi Rama prononcimin e tij.

e.l/NOA

KOMENTE