English

Femrat i hedhin sëmundjet më kollaj se meshkujt

Londër, 29 mars, NOA - Femrat shqetësohen më shumë për shëndetin dhe për këtë arsye, janë pikërisht ato që e kërkojnë më shpesh ndihmën e mjekut, prandaj edhe ua hedhin më kollaj sëmundjeve.

Por një gjë e tillë nuk ndodh tek meshkujt të cilët në dukje më të fortë, kur vjen puna tek sëmundja, ligështohen dhe bëhen "pula".

Kur bëhet fjalë për shëndetin, një studim i fundit tregon se femrat kanë më shumë frikë nga sëmundjet në raport me meshkujt dhe prandaj ato rendin me vrap tek doktori, gjë që një mashkull nuk para e bën, duke besuar tek forca e tij se do t'ia hedhë falë forcës që ushtron.

E një gjë e tillë sipas studiuesve, shpjegon edhe aftësinë e femrës për t'u bërë ballë jo vetëm sëmundjeve të veta, por edhe atyre të fëmijëve dhe bashkëshortit.

n.e/NOA

KOMENTE