Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kaluan naftë kontrabandë në port, kapen nga policia
English

Kaluan naftë kontrabandë në port, kapen nga policia

Durrës, 29 mars, NOA - Tentuan të nxjerrin me një automjet një sasi prej 150 litra naftë të futura në 5 bidona nga Porti i Durrësit, duke dashur që të shmangin detyrimet doganore, por janë pikasur nga forcat policore dhe janë ndaluar menjëherë.

Bëhet fjalë për personat me emrat Albert Dafa dhe Besnik Ferri, që të dy banues në qytetin e Durrësit, të cilëve iu sekuestrua në cilesinë e provës materiale mjeti me targa DR 1896 D së bashku me dokumentacionin e tij, si edhe 5 bidonat 30 litërsh me naftë.

Ndërsa materialet për veprën penale të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE