Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përcillet sot me nderime aktori Agim Qirjaqi
English

Përcillet sot me nderime aktori Agim Qirjaqi

Tiranë, 29 mars, NOA /Milena Selimi - Një tufë me lule ka qenë dje në mbrëmje në një nga karriget e para në Teatrin Kombëtar para shfaqjes "Elektra".

Vetë drejtori Kristaq Skrami pasi ka vlerësuar figurën e aktorit të ndjerë Agim Qirjaqi, ka qenë njeriu që ka lënë këtë tufë me lule në nder të tij...

Ndërsa sot ne mesditë në Teatrin Kombëtar janë planifikuar që të kryhen homazhet në nder të aktorit të mirënjohur Agim Qirjaqi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë dhe pritet që shumë kolegë, miq, të afërm, por dhe mjaft qytetarë, t'i japin lamtumirën e fundit atij.

Duhet thënë se Agim Qirjaqi është vlerësuar për rolet e tij intelektuale dhe për më tepër për pastërtinë e figurës së tij.

Dje, media e ka cilësuar me një zë vdekjen e tij si një humbje për kinematografinë dhe artin shqiptar.

Agim Qirjaqi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, ku mjekët kishin konstatuar se aktori vuante edhe nga tumori në kocka, ndërsa edhe veshkat i ishin rënduar së tepërmi nga azotemia.

Kanë qenë këto sëmundje që e mposhtën fizikisht, ndërsa veprat dhe rolet e tij do t'u shërbejnë të gjithë brezave dhe studentëve që ai ka nxjerrë.

Ai është shquar veç si aktor edhe si pedagog, ndërsa në vitin 1996 fiton titullin "Asistent Profesor" dhe në sezonin 2002-2003 ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE