English

Berluskoni e aleatët, fitojnë rajonalet

Romë, 30 mars, NOA - Rezultatet paraprake të zgjedhjeve rajonale në Itali flasin për një fitore të qendrës së majtë, ku rezultate të suksesshme ka arritur Pdl dhe "Lega Nord".

Ato tregojnë sesi në votimin e zhvilluar prej dy ditësh në 13 rajonet administrative të Italisë, kryeson qendra e majtë në 7 prej tyre, ndërsa në 6 janë në favor të qendrës së djathtë, megjithatë thuhet se kjo e fundit ka fituar në rajonet më të populluara.

Sipas statistikave të deritanishme, në nivel kombëtar, PDL ka fituar me 26.7%, ndërsa PD me 25.9%, Lega Nord 12.7%, "Italia e Vlerave" 6.9%, UDC 5.8% etj.

n.e/NOA

KOMENTE