English

Burrat e martuar, pse jetojnë më gjatë

SHBA, 31 Mars NOA - Martesa bën shumë mirë për shëndetin. Meshkujt të cilët janë të martuar bëjnë më shumë kontrolle mjekësore dhe ushtrime fizike se sa ata që janë single.

Këtë gjë e ka konfirmuar një studim i ri i cili është kryer nga "Daily Mail" ku me sa duket burrat e martuar janë më të pritur të bëjnë kontrolle mjekësore të cilat i ndihmojnë ata me shëndetin e tyre.

Sipas saj, këto kontrolle janë në një përqindje prej gjashtë më shumë se meshkujt single dhe kjo vjen pasi këto të fundit nuk kanë dikë ose një grua që i kujton atyre kontrollet mjekësore.

Gjithashtu nga ky studim rezultoi se dhe për gratë e martuara kjo gjë është mjaft pozitive pasi ata janë rreth 34 % më aktive se sa të tjerat.

r.b/NOA

KOMENTE