Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ardian Isufi çel sot Teatrin e hijeve
English

Ardian Isufi çel sot "Teatrin e hijeve"

Tiranë, 31 mars, NOA/ Milena Selimi - Ardian Isufi dhe Edi Muka i rivijnë publikut me një gjetje të re, e cila është finalizuar sot me ekspozitën "Teatri i hijeve".

Me këtë emër, në fakt, titullohet ekspozita e artistit Ardian Isufi, e cila hapet ditën e mërkurë në galeritë "FAP" dhe "Zeta".

Një seri pikturash mbi monumentet, organizuar në formën e një teatri nga ana e kuratorit Edi Muka, që ka bashkëpunuar me të për këtë ide.

Janë një sërë pikturash, të cilat janë të organizuara në konstruktin e një shfaqje teatrale. Bashkëpunimi i tyre nuk është i ri.

Dhe, sipas kuratorit të saj, nuk ka të bëjë fare as me teatrin e hijeve si formë teatrore, shumë e përhapur në Azi, Turqi, Greqi e Itali, por me vetë hijen.

"Ekspozita është ndërtuar në dy pjesë, në galeritë "Fap" dhe "Zeta".

Pikturat janë vendosur në një mënyrë tepër organike, pjesë e një instilacioni teatror. Muret janë veshur me perdet e kuintave të një skene teatri, në mënyrë që vizitori të bëhet pjesë e tij, të shkrihet me hijet dhe të lexojë ndikimin që ka mbi të.

Ka piktura dhe vizatime me situata nga monumentet e realizmit socialist, por jo vetëm, sepse në të shohim edhe situata qesharake. Shohim monumente që jo detyrimisht i përkasin ideologjisë, por fesë, si në rastin e minares, të ndërtuar në oxhakun e fabrikës së qelqit në Kavajë.

Në mes të galerisë është monumenti i një punëtori, të marrë nga Durrësi dhe nga dhoma tjetër, piktura me monumentin e Leninit, që rastësisht është fshehur pas pemës, i shoqëruar nga një monument fiktiv partizanësh dhe një shi meteorësh, që bien nga qielli. Të gjitha këto elemente teatrorë qartësohen nga drita skene...", është shprehur në një intervistë mediatike, kuratori i saj.

Ardian Isufi është artist i grafikës dhe i disa fushave të artit. Aktualisht është pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë. Edi Muka është një nga kuratorët më aktivë të arteve vizive në Shqipëri.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE