English

Arrestohen gjashtë të rinj për plagosje

Elbasan, 31 mars, NOA - Një operacion i policisë së Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e gjashtë personave të shpallur në kërkim. Akuza që rëndonte mbi të arrestuarit ka qenë plagosje me dashje.

Policia e Elbasanit bën të ditur vetëm inicialet e të arrestuarve. katër prej të cilëve janë adoleshentë.

Të rinjtë arrestuarit janë; A. H., 18 vjeç, M. H., 18 vjeç, T.H., 16 vjeç, H.H., 17 vjeç, Elton Bujar Hysa, 19 vjeç dhe Ardian Fatos Hysa, 21 vjeç. Arrestimi i tyre është bërë gjatë 24 orëve të fundit.

m.xh/NOA

KOMENTE