English

Firmoset huaja e dytë tregtare me një bashki në Shqipëri

Korçë, 31 mars, NOA - Eshtë firmosur sot huaja e dytë tregtare me një njësi vendore në Shqipëri, duke u bërë e mundur me anë të asistencës së projektit të USAID për qeverisjen vendore në Shqipëri (LGPA) dhe autoritetit për zhvillimin e kredisë së USAID.

Qëllimi i kësaj huaje është financimi për rindërtimin e sheshit kryesor të Korçës, përfundimin e përmirësimeve në infrastrukturën e bulevardit "Republika" dhe rindërtimin e kryqëzimit në rrugën "Fan Noli".

Shuma totale e saj është 100 milionë lekë: me një normë interesi prej 12 muajsh bono thesari plus 0.5 %.

Kjo hua tregtare njihet si pjesë e asistencës teknike për zhvillimin ekonomik vendor dhe mbështetjen për zbatimin e ligjit të huamarrjes vendore.

Në ceremoninë e firmosje, morën pjesë kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi; drejtori i Misionit të USAID në Shqipëri, Joseph Uilliams dhe drejtoresha Rajonale e ProCredit Bank, Ada Përmeti.

Ndërkaq, gjatë vizitës së tij dy-ditore, drejtori i USAID-it përuroi gjithashtu edhe sistemin e ri të kompjuterizuar të taksave në Korçë e Pogradec si dhe mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët mbi Ligjin e ri të Planifikimit të Territorit.

Të gjitha janë projekte të zhvilluara nëpërmjet projektit të USAID për qeverisjen Vendore në Shqipëri, i cili punon me 10 bashki për nxitjen e zhvillimit të ekonomisë vendore, për përmirësimin e qeverisjes vendore dhe për fuqizimin e pjesëmarrjes dhe angazhimit të shoqërisë civile dhe të sektorit privat në zhvillim vendor.

Ndërsa bashkitë partnere me projektin LGPA janë: Elbasan, Fier, Fushë-Krujë, Gramsh, Korçë, Kukës, Librazhd, Pogradec dhe Shkodër.

n.e/NOA

KOMENTE