Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një femër autore e atentatit me eksploziv në Tiranë
English

Një femër autore e atentatit me eksploziv në Tiranë

Tiranë, 31 mars, NOA - Dy personat që kanë tentuar të vrasin Enderim Lezajn me eksploziv, pak kohë më parë në Tiranë, janë arrestuar sot nga policia e Tiranës. Lulzim Meta, 25 vjeç, banues në Kamëz dhe Klodeta Metkola, 20 vjeç, banuese në Kamëz kanë minuar automjetin e Lezajt dhe e kanë hedhur në erë atë, por pa mundur ti shkaktojnë dëme fizike 34 vjeçarit.

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar "Rrezja X". Ngjarja ka ndodhur në datën 28 janar të këtij vitit, kur dy personat kanë vendosur 400 gram lëndë eksplozive në furgonin e Enderim Lezaj, në rrugën e "Durrësit".

Lënda eksplozive ka qenë e montuar me lidhje elektrike dhe ka shpërthyer në momentin kur Enderim Elezaj ka qenë duke hyrë në banesën e tij. Nga shpërthimi, 34 vjeçari nuk ka pasur dëmtime fizike.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta midis tyre.

m.xh/NOA

KOMENTE