English

Antidroga, kapet 1 tonë cannabis, arrestohen 7

Tiranë, 2 prill, NOA - Bashkëpunimi i policisë shqiptare me atë italiane ka bërë të mundur sekuestrimin e 1 ton e 115, 5 kilogramë cannabis sattiva dhe arrestimin 7 shtetasve. Lajmi është konfirmuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, në një konferencë për mediat të dhënë sot.

Operacioni i parë i policisë është zhvilluar në zonën e Leçes në Itali, ku është bërë e munduar kapja e 900 kg lëndë narkotike cannabis sattiva.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Burgaj u shpreh se janë arrestuar "3 shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve do bëhen të ditur në një moment të dytë".

Operacioni i organizuar për një prej sasive më të mëdha të narkotikëve është zhvilluar gjatë natës së mbrëmshme. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ky operacion nisi pas konstatimit nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare për prezencën e mjeteve të shpejta lundruese të cilët po lëviznin në ujërat detare.

Operacioni me policinë italiane është organizuar nga deti dhe nga toka dukë bërë të mundur kontrollin e gjithë territorit.

Burgaj shtoi se në vijim të këtij operacioni nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër u bë i mundur sekuestrimi i një sasie prej rreth 215.5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sattiva, si dhe arrestimi i 4 shtetasve.

Shtetasit e arrestuar janë, Eduart Lushkaj, vjeç 20, banues në Dermenas të rrethit Fier, me precedentë të mëparshëm penal. Eglivan Atija, vjeç 28, banues në Sulaj të Rrethit Fier, me precedentë të mëparshëm penal. Andi Kurti, vjeç 41, banues në Tiranë dhe Selami Lushkaj, vjeç 37, banues në Baltëz të rrethit Fier me precedentë të mëparshëm penal.

Katër personat janë kapur dje rreth orës 23.00' në Memaliaj, në urën e Lumit Vjosë, teksa po transportonin lëndën narkotike prej 215, 5 kilogramë nga Tepelena në drejtim të Fierit e më pas në Vlorë.

Sipas policisë ka rezultuar se droga do të trafikohej jashtë vendit në drejtim të Italisë.

Në përfundim të deklaratës së tij Burgaj shtoi se nga bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me autoritetet policore të vendeve fqinje është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie prej rreth 4,5 ton marijuanë.

m.xh/NOA

KOMENTE