Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Black Market III , lista e të dyshuarve dhe akuzat që ngrihen
English

"Black Market III", lista e të dyshuarve dhe akuzat që ngrihen

Tiranë, 2 Prill NOA - Update - Në kuadër të operacionit policor të koduar "Black Market III" strukturat e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik Financiar pranë Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Tatimore, bënë ekzekutimet e masës së sigurisë "Detyrim paraqitje", të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të 19 - shtetasve.

Ata përballen me akuzat për veprat penale të "Mospagim taksash dhe tatimesh", si dhe "Fshehje të të ardhurave".

Të dyshuarit janë:

Ilir Muharrem Bekteshi, 29 vjeç, banues në Tiranë,

Urim Beqir Koka, 20 vjeç, banues në Tiranë,

Urim Haxhi Gashi, 33 vjeç, banues në Tiranë,

Bledi Myrteza Sada, 24 vjeç, banues në Tiranë,

Murat Ramadan Lala, 48 vjeç, banues në Tiranë,

Nazif Gëzim Luca, 28 vjeç, banues në Tiranë,

F.M, 17 vjeç, banues në Tiranë,

Mentor Isuf Cajka, 29 vjeç, banues në Tiranë,

Kastriot Fadil Trokia, 39 vjeç, banues në Tiranë,

Agron Zeqir Sallahu, 38 vjeç, banues në Tiranë,

O.S,17 vjeç, banues në Tiranë,

Alban Xhavid Beka, 29 vjeç, banues në Tiranë,

Arben Jonuz Xhani, 19 vjeç, banues në Tiranë,

M.S, 16 vjeç, banues në Tiranë,

Hysen Petrit Palloshi, 41 vjeç, banues në Tiranë,

Ervis Naim Duli, 25 vjeç, banues në Tiranë,

Oltion Lik Klosi, 20 vjeç, banues në Tiranë,

Bardhyl Ibrahim Lleshi, 38 vjeç, banues në Tiranë,

Klodian Sorra, banues në Tiranë,

Të dyshuarit, pranë Postës Shqiptare, tregtonin në mënyrë të paligjshme celular dhe aksesorë të ndryshëm, duke shitur pa liçencë për të shmangur taksat e tatimet, duke përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Në vazhdimësi të këtij operacioni, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Zbatimeve të Hetimit në Drejtorinë e Policisë Tatimore Tiranë, shoqëruan 37 persona ku për 18 shtetas janë duke u kryer veprimet me Policinë Tatimore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 420 copë telefona celular të markave të ndryshme, 1360 copë karikues të markave të ndryshme, 1480 copë këllëf celulari dhe 138 telefona celular të kompanive Vodafone dhe AMC.

Policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme për veprat penale të "Mospagim taksash dhe tatimesh", si dhe "Fshehje të të ardhurave".

Sa më sipër, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, deklaroi sot se ajo do të vazhdojë me intensitet punën në drejtim, të parandalimit dhe goditjes së këtij fenomeni dhe nuk do të lejojë në asnjë moment, tregtimin në mënyrë të kundërligjshme për t'ju shmangur detyrimit tatimor dhe tregtuar pa liçencë, në sheshe të ndryshme dhe pranë Postës Shqiptare.

Po ashtu, strukturat e saj, janë të vendosur për të vazhduar më tej operacionin "Black market III" deri në eliminimin plotësisht të kësaj veprimtarie të paligjshme, vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore, të personave që ushtrojnë veprimtari të paliçensuar, - u shpreh zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini.

e.r/NOA

KOMENTE