English

Francezët e suedezët, më jetëgjatët në BE

Londër, 2 prill, NOA - Një studimi i publikuar nga ministria britanike e Shëndetësisë, i cili jep të dhëna krahasuese për shëndetin e gjithë evropianëve, tregon sesi francezët dhe suedezët jetojnë më gjatë se gjithë të tjerët.

Studimi merr në konsideratë tregues si normat e vetëvrasjes, vdekshmërisë foshnjore apo sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Në kontinentin e vjetër, thuhet se gratë jetojnë më gjatë dhe sidomos në Francë, me një mesatare prej 85 vjetësh, duke u pasuar nga Italia me 84.4 vjet, ndërsa mesatarja evropiane është 82.2 vjet.

Ndërsa sa u përket meshkujve, më shumë jetojnë suedezët, me një moshë 79.1 përqind, duke u pasuar nga qipriotët me 78.3 vjet.

Studimi mori në konsideratë edhe faktorë të tillë si ushqimi, varësia e duhanit dhe alkoolit, apo e efikasitetit të sistemit shëndetësor në parandalimin e sëmundjeve.

n.e/NOA

KOMENTE