Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kremtimi i hyrjes ne NATO, rruget qe sot bllokon policia
English

Kremtimi i hyrjes ne NATO, rruget qe sot bllokon policia

Tirane, 2 Prill NOA - Me rastin e festimeve në kuadër të një vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Ministria e Mbrojtjes do të organizojë një koncert Festiv.

Në këtë konteks, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, tha se ka vendosur të marrë masa për rritjen e sigurisë së rendit dhe qetësisë publike, për garantimin e zhvillimit normal të këtij aktiviteti festiv.

Sa më sipër, do të ketë bllokime të qarkullimit rrugor, sot më datë 2 Prill 2010, duke filluar nga ora 15.00' deri më 24.00', përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" nga Ura e Lanës pranë Hotel "Dajtit" dhe deri në Sheshin "Nënë Tereza", Tiranë.

Po ashtu duke filluar nga ora 19.00' deri më 22.00', të ditës së sotme datë 01 Prill 2010 do të ketë kufizime të qarkullimit rrugor përgjatë segmentit të shtrirë përgjatë Sheshit "Nënë Tereza" Tiranë.

"Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" duke filluar nga dita e sotme datë 02 Prill 210, ora 15.00' deri më 24.00'", - deklaroi Policia e Tiranes.

e.r/NOA

KOMENTE