English

Nënshkruhet në Pragë, pakti Rusi-SHBA për armatimin

Pragë, 2 prill, NOA - Javën e ardhshme në Pragë do të nënshkruhet marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi armatimin bërthamor me Rusinë.

Në kuadrin e kësaj ceremonie, bëhet me dijeni se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, do të takohet me udhëheqësit e 11 vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore.

Shtëpia e Bardhë tha se takimet do të zhvillohen në kryeqytetin e Çekisë më 8 prill kur do të nënshkruhet marrëveshja historike që zëvendëson traktatin Start, i cili skadoi në dhjetor. n.e/NOA

KOMENTE