Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet në Greqi këngëtarja Liliana Kondakçi
English

Arrestohet në Greqi këngëtarja Liliana Kondakçi

Selanik, 3 Prill NOA - Këngëtarja Liliana Kondakçi është arrestua rnga policia e Selanikut në Greqi, informon korrespondenti i agjencisë NOA që citon burime zyrtare nga policia rajonale.

Liliana Kondakçi u arrestua në një banesë e cila ishte marrë me qira prej disa të afërmve të saj.

Policia deklaroi se në ngarkim të 58-vjeçares kishte dalë një urdhër arresti i prerë pas vendimit të Gjykatës së Selanikut që e shpallte person në kërkim për qëlli8me ekstradimi.

Gjithsesi Kondakçi nuk do të ekstradohet menjëherë drejt Italisë pavarësisht një urdhri ndërkombëtar shpërndarë në të gjitha vendet e BE për ta shpallur atë në kërkim.

Konfirmohet se pas Pashkëve, Gjykata e Selanikut do të mblidhet për të verifikuar kërkesën për ekstradim dhe pasi të dëgjojë edhe argumentet e të kërkuarës dhe mbrojtësit të sja ligjor, do të vendosë nëse do të dërgohet me pranga drejt Italisë.

Këngëtarja e njohur akuzohet nga drejtësia italiane se është përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Në fakt, më 18 maj të vitit 2006, Liliana Kondakçi ishte arrestuar nga policia italiane siç raportoi atëherë agjencia e lajmeve Ansa, pasi u gjet në një makinë me të cilën lëvizte në Katanxharo pranë Kalabrisë, me tre kilogramë e 300 gramë kokainë.

n.s/e.r/NOA

KOMENTE