Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedonia jashtë NATO e BE është rrezik për Ballkanin
English

Maqedonia jashtë NATO e BE është rrezik për Ballkanin

Shkup, 3 prill, NOA - Bllokimi i Maqedonisë për tu bërë pjesë e Aleancës së Atlantikut Verior dhe Bashkimit Europian mund të jetë një rrezik potencial për stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Ky është vlerësimi i Sabine Frejzer, drejtoreshë për Evropën në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Ajo ka shtruar nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje "për çështjen e emrit". Sipas saj, Greqia të jetë më konstruktive, "ndërsa Maqedonia ta shfrytëzojë vullnetin e mirë të qeverisë greke në procesin e negociatave".

Ajo ka theksuar se kontesti i emrit duhet të zgjidhet sa më shpejt sepse rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon.

Vazhdimi i debatit mes Maqedonisë dhe Greqisë, sipas saj, nuk është në interesin e të dyja palëve në procesin e negociatave për emrin.

m.xh/NOA

KOMENTE