Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti: Centrali bërthamor do të ndërtohet vetëm nëse ka siguri
English

Prifti: Centrali bërthamor do të ndërtohet vetëm nëse ka siguri

Tiranë, 3 prill, NOA Update- Shqipëria po përgatit bazën ligjore për shfrytëzimin e energjisë bërthamore dhe ka oferta për projekte konkrete, por ndërtimi i një centrali bërthamor në vend do të bëhet i mundur vetëm kur të jetë siguria e duhur për këtë projekt.

Qëndrimi i qeverisë është bërë i ditur nga ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti në konferencën e dhënë sot, ku ka theksuar se për momentin nuk ka asnjë projekt të afërt për ndërtimin e centralit bërthamor.

"Ne po punojmë që Shqipëria të jetë e gatshme për prodhimin e energjisë bërthamore. Kemi krijuar agjencinë atomike e cila do të merret me kuadrin ligjor të energjisë bërthamore. Nuk mendoj se realiteti i një centrali bërthamor në Shqipëri është i afërt" ka thënë Prifti.

Prifti theksoi se energjia është fusha më vitale e investimeve dhe se qeveria po bënë përpjekje për energjinë bërthamore. Ai u shpreh se aktualisht institucionet janë në fazën e përshtatjes se legjislacionit, por kërkesat nga investitorët e huaj nuk kanë munguar.

"Kërkesa nga investitorët për energji bërthamore vijnë çdo ditë. Në momentin që ne do të jemi gati, do të fillojmë ti lejojmë ata për të bërë investime", u shpreh Prifti.

m.xh/NOA

KOMENTE