English

Rama: Gratë e PS, shembulli i personalitetit në Shqipëri

Durrës, 3 prill, NOA - "Papunësia është fenomeni që po i kthen gratë shqiptare në objekte shfrytëzimi". Kjo është deklarata që ka bërë sot Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në takimin e zhvilluar në Durrës që kish si temë vizionin politik të grave socialiste.

Duke u ndalur në realizimin e të drejtave të grave në një shoqëri demokratike, Rama theksoj se femrat që përfaqësojnë popullin opozitar janë shembulli i një beteje individuale në një realitet të vështir politik.

"Gratë që përfaqësojnë sot popullin opozitar në Parlament janë vërtet shembuj të personalitetit të formuar përmes një beteje individuale kundër paragjykimeve dhe përmes përpjekjeve individuale për ta krijuar ketë personalitet, për tu përballuar një mjedis aspak të lehtë qoftë në jetën private po ashtu edhe në atë publike", u shpreh Rama.

Por kreu i PS-së i mëshoi faktit se për emancipimin e gruas në shoqëri duhet që ajo të jetë aktive dhe ti krijohen më shumë mundësi punësimi.

"Papunësia po mbyll në shtëpi nënat e reja në pamundësi për të gjetur një punë dhe i detyron të jetojnë brenda mureve të shtëpisë, që ju vendos vajzave barriera që i konsideronim të shembura që në shekullin e shkuar, i kthen gratë në objekte të një shfrytëzimi të patolerueshëm për një shoqëri të lirë demokratike", u shpreh kreu i PS-së.

Ai u shpreh se sot ka një nivel më lartë përfaqësimi të gruas në parlament. "Shifra në fakt është dyfishuar në krahasim me legjislaturën e kaluar, por duhet pjesëmarrje edhe më e lartë se kaq e gruas në parlament", tha Rama.

m.xh/NOA

KOMENTE