Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Kosova në takime rajonale, vetëm si shtet
English

Thaçi: Kosova në takime rajonale, vetëm si shtet

Prishtinë, 3 prill, NOA - Drejtuesit e qeverisë së Kosovës deklarojnë se në të gjitha takimet rajonale, Kosova mund të marrë pjesë, vetëm nëse thirret si shtet. Kryeministri Hashim Thaçi, duke ju referuar samitit të ardhshëm të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit në Sarajevë, theksoi se "Kosova do të marrë pjesë si shtet i pavarur dhe sovran".

Samiti i Sarajevës pritet të zhvillohet në fund të muajit maj dhe në të do të merren vendime që kanë të bëjnë me integrimin e gjithë Ballkanit në BE.

"Sa i përket takimit të Sarajevës, ajo që mund të konfirmoj sot është se në çfarëdo niveli që do të mbahet, qoftë në nivel kryeministror, qoftë në nivel presidencial apo në nivel të ministrave të jashtëm Kosova, do të ketë një pjesëmarrjes dhe trajtim të barabartë si çdo pjesëmarrës tjetër shtet i pavarur dhe sovran", deklaroi Thaçi për media kosovare.

m.xh/NOA

KOMENTE