Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjidhet Kryesia e Sindikatës së Policisë për Tiranën
English

Zgjidhet Kryesia e Sindikatës së Policisë për Tiranën

Tiranë, 3 Prill NOA - Përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit patën një takim për zgjedhjet e Kryesisë së Degës së Sindikatës për Qarkun e Tiranës ku lëshuan kritika ndaj eprorëve se kanë pasiguri për jetën në punën e tyre.

Në fjalën e mbajtur nga Kryetari i Sindikatës, Sadetin Fishta, u ngritën një sërë problemesh, që kërkojnë zgjidhje në të ardhmen dhe u përcaktuan detyrat për këtë kryesi.

Fishta evidentoi problemin e ditës që përfitimet materiale e financiare te përcaktuara ne akte ligjore e nënligjore, ende dhe sot nuk realizohen nga shteti ndaj ai premtoi se ato do të jenë program i përpjekjeve sindikale për të ardhmen.

Fishta ka folur dhe për reformat e kryera në polici që tha se kanë qenë të tilla ku theksi është vene tek kërkesat ndaj punonjësve te policisë për te kryer detyrat ne çdo lloj rrethanash varësisht nga mundësitë dhe mjetet jo eficente e te pasigurta për jetën ne shumicën e rasteve, me mungesa te theksuara te pajisjeve mbrojtëse.

"Kushtet e punës per realizimin e detyrës lënë mjaft për te dëshiruar me gjithë angazhimin e kohëve te fundit te qeverise, duke pajisur policinë me makina te reja pune\', - vërejti Fishta.

***

Gjatë takimit, ku mori pjesë Kryetari i Sindikatës së Policisë, Sadetin Fishta, Sekretari i Përgjithshëm, Kostaq Qylafi si dhe të ftuar të tjerë u trajtuan një sërë problemesh që iu lanë detyrë për zgjedhje Kryesisë së zgjedhur.

Me votim të lirë nga ana e gjithë përfaqësuesve të Sindikatës për Qarkun e Tiranës u zgjodh një kryesi prej 13 vetash, e cila vendosi që kryetar të jetë Bedri Hasani.

Kjo detyrë e rëndësishme është përcaktuar në statutin e Sindikatës, për Zgjedhjen e Kryesisë së Degës, kryetarit e nënkryetarit të saj si dhe të mandatimit të përfaqësueseve në Asamblenë Kombëtare të Sindikatës, e cila do të mblidhet së shpejti.

Ky takim ka ardhur pas zgjedhjes së përfaqësuesve të Sindikatës në njësitë e saj në të gjithë strukturat e policisë së Tiranës.

e.r/NOA

KOMENTE