English

Bashkia e Tiranës sfidon mjedisin, vijon punën në sheshin "Skënderbej"

Tiranë, 4 prill NOA - Gjoba e ministrisë së Mjedisit në ngarkim të Bashkisë së Tiranës duke se nuk e ka penguar këtë të fundit të vazhdojë punimet në sheshin "Skënderbej" në Tiranë duke sfiduar kështu edhe vendimin e kësaj ministrie për pezullimin e punimeve.

Vetëm një ditë më parë ministria e Mjedisit me anë të një deklarate për shtyp njoftoi se ka gjobitur me 2 milionë lekë të reja bashkinë e Tiranës ndërsa urdhëroi pezullimin e punimeve që qendër të kryeqytetit për arsye se bashkia nuk posedonte leje mjedisore.

Menjëherë pas deklaratës së mjedisit, ka reaguar bashkia e cila deklaroi se kishte marrë leje nga kjo ministri me një shkresë që mbante vulën e vitit 2009.

Ndërkohë që gjoba e majme dhe vendimi për pezullim të punimeve nuk është marrë parasysh nga kompania e cila ka vijuar sot punimet në sheshin "Skënderbej".

a.a/NOA

KOMENTE