English

Bundesliga, Bayern fiton ndaj Schalkes

Berlin, 4 Prill, NOA - Në kategorinë e parë të Bundesligës, Bayerni i Mynihut ka rimarrë sërish kryesimin e tabelës me fitoren kundër skuadrës së Schalkes 2:1. Skuadra e trajnerit Louis van Gaal, e arriti këtë fitore pesë ditë lojë para fundit të sezonit.

Pas përfundimit të lojës, trajneri i Bayern-it, Louis van Gaal u shpreh se skuadrës së tij nuk i mungoj fati. "Mendoj se ishte një lojë e vështirë. Për fat i bëmë dy gola. Mendoj se në pjesën e dytë të lojës ne nuk humbën asnjë shans, kështu që mendoj që kjo fitore ishte më se e merituar".

Kundërshtari i Van Gaal, trajneri i skuadrës Schalke 04, Felix Magath përdori tone të moderuara, por dukej qartë që ishte i pakënaqur.

"Sidoqoftë loja jonë që nga fillimi nuk ishte e orientuar për të parë përpara. Nuk dhamë tempon e duhur, dhe jemi si sjellë në mënyrë frikacake. Kështu nuk mund të fitosh në lojë kundër një skuadre mjaft të mirë".

Mbrëmjen e djeshme në kampionati gjerman u luajtën dhe ndeshjet, Freiburg-Bochum 1:1, Stutgart-Mönchengladbach 2:1; Frankfurt-Leverkusen 3:2, Nürnberg-Mainz 2:0.

m.xh/NOA/DW

KOMENTE