Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekspertët: Amnistia rrezikon të legalizojë paratë kriminale
English

Ekspertët: Amnistia rrezikon të legalizojë paratë kriminale

Tiranë, 4 Prill, NOA - Aplikimi i një amnistie fiskale mbart me vete edhe rrezikun e formalizimit të ekonomisë kriminale. Edhe pse një nisëm e tillë po diskutohet në parim, ekspertë të financave i druhen faktit se, nuk ka një ndarje të qartë mes dikujt që ka punuar në informalitet dhe atij që ka kryer aktivitet të paligjshëm.

Nga ana tjetër, në kushtet kur ekonomia gri në Shqipëri mbetet në nivele të larta, Milva Ekonomi, është e idesë se pa forcuar administratën tatimore, aplikimi i amnistisë nuk mund të jetë efikas.

"Paratë informale në Shqipëri nuk vijnë vetëm nga evazioni fiskal, por edhe nga sektorë të tjerë të paligjshëm. Deri tani nuk një specifikim se cila nga këto fusha do të bëhen pjesë e amnistisë", shprehet Ekonomi. Sipas saj nuk duket të ketë një besim mes biznesit dhe shtetit për nismën e amnistisë, e nëse një besim të i tillë nuk ekziston atëherë vihen në pikëpyetje përfitimet nga ky projekt.

Por deputeti i maxhorancës, Sherefedin Shehu, sqaron se është në të drejtë të taksapaguesit që të deklarojë të ardhurat dhe të justifikojë burimin e tyre. Ndaj sipas tij, amnistia është një projekt, zbatimi i të cilit duhet përshpejtuar. "Ne nuk mund të bëjmë legalizim të parave kriminale, janë institucione të tjera që parandalojnë futjen e tyre në sistem", shprehet Shehu.

Ai është i mendimit se, një person që ka punuar jashtë vendit në të zezë, pa u siguruar dhe tatuar ka gjeneruar para informale, por ato nuk janë të paligjshme. Ky lloj aktiviteti duhet amnistuar.

Pak kohë më parë parlamenti miratoi një ndryshim në ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat. Sipas tij, nuk ka rëndësi origjina e parave, por në rast se biznesi dëshiron të zgjerojë kapitalin e tij, mjafton t'i nënshtrohet tatimit me 10 % të parave që do të investojë. Sipas ekspertëve ky ligj lë shteg për të formalizuar para të realizuara në mënyrë të paligjshme.

e.l/NOA

KOMENTE