Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festimi i Pashkëve në Kosovë
English

Festimi i Pashkëve në Kosovë

Klinë, 4 Prill, NOA - Pashkët katolikë janë festuar në mënyrë madhështore në Klinë të Kosovës. Ceremonia ka nisur pak përpara mesnate. Besimtarët katolikë shqiptarë morën mesazhet e kësaj feste në orën 20:00 të mbrëmjes nga klerikët e të gjitha kishave në këtë komunë, si në atë të Klinës, Zllakuqanit, Budisalcit, Poterqit, Doberdolit etj.

Përmes mesazheve të përcjella, përfaqësuesit të kishave katolike shqiptare, në kishat ekzistuese, vlerësuan kremtimin e kësaj dite të shenjte si një ngjarje e shënuar gëzimi, e cila rigjallëron në zemrat e besimtarëve ndjenjat më të thella të dashurisë dhe mirëkuptimit për njerëzit.

"Në atmosferën e gëzueshme të Festës së Pashkëve, ndihem pranë jush dhe pranë çdo besimtari e familjeje, që pret me mirësi dhe shpresë ditën kremtuese të ringjalljes së Krishtit, për t'ju përcjellë urimet më të përzemërta për paqe, harmoni e shpresë për të ardhmen. Ne kemi rastin të lutemi për më shumë dashuri për njëri-tjetrin e për familjet tona, në kërkim të një dimensioni akoma më të lartë të tolerancës e të bashkëjetesës, në të mirë të fesë e të kombit, po ashtu edhe të bashkëkombësve tanë kudo që ndodhen", u ka thënë besimtareve, dom Izaku, në Kishën Katolikë në Zllakuqan të Klinës.

m.xh/NOA

KOMENTE