English

Itali, një grup shqiptarësh përleshen me dy afrikanë

Firence, 4 prill NOA - Një grup shqiptarësh janë përleshur mbrëmë me dy afrikanë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal nate në Firence të Italisë kur disa emigrantë shqiptarë janë konfliktuar me dy afrikanë.

Sipas mediave italiane mësohet se një prej afrikanëve ka goditur një shqiptar me shishe alkooli në kokë.

Fill pas kësaj i dëmtuari ka kërkuar ndihmën e disa shqiptarëve të tjerë të cilët nuk hezituan të merrnin hak.

Kështu grupi i emigrantëve shqiptarë është përleshur me dy afrikanët të cilët mbetën të plagosur rëndë.

Aktualisht ata ndodhen në spital, ndërsa policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e shqiptarëve të cilët u larguan menjëherë pas ngjarjes.

a.a/NOA

KOMENTE