Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria propozon ligj për amnistinë fiskale
English

Konfindustria propozon ligj për amnistinë fiskale

Tiranë, 4 Prill, NOA - Konfindustria se shpejti do të dërgojë zyrtarisht pranë qeverisë dhe institucioneve të vendimmarrjes politike Paketën për Parimet Mbështetëse dhe Skemën Financiare të Faljes Fiskale.

Kjo nismë e Konfindustrias është bërë publike nga Administratori i Përgjithshëm i saj, Gjergj Buxhuku, në një takim që ka zhvilluar me përfaqësues të institucioneve shtetërore financiare dhe përfaqësues të politikës.

Sipas njoftimit të Konfindustrias në takim është propozuar paketa konkrete dhe masat ku duhet të ndërhyjë qeveria për të ndihmuar bizneset. Në takimin e zhvilluar pa praninë e mediave kanë qenë dhe përfaqësues të dy forcave kryesore politike.

Sipas njoftimit në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të ministrisë së Financave, ministrisë së Ekonomisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Gjithashtu na takim kanë qenë dhe deputetë të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste, si dhe përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, të ftuar nga bota akademike dhe universitare, profesionistë të fushës fiskale dhe ligjit.

Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Buxhuku, ka paraqitur në mënyrë të përmbledhur Paketën me Parimet Mbështetëse dhe Skemën Financiare të zbatimit të Faljes Fiskale.

Në fjalën e tij ai u shpreh, se përgatitja e Paketës për Faljen Fiskale u krye nga Konfindustria gjatë një kohe pune prej 3 muajsh duke u mbështetur njëkohësisht në mendimet e përfaqësuesve të rëndësishëm të industrive shqiptare.

Gjithashtu për këto propozime është bashkëpunuar me institucionet partnere në Itali, si dhe është marrë përvoja e vendeve të tjera, mendimi akademik i disa specialistëve të njohur ndërkombëtarë si dhe ballafaqimin me kushtet e tashme të Shqipërisë.

Nga të pranishmit u pranua se Falja Fiskale në Shqipëri është e nevojshme për tu kryer dhe njëkohësisht duhet të përshkohet nga "parimi i moralitetit". Kjo do të thotë, se duhet të përjashtohen nga Falja Fiskale: përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë dhe individët që janë drejtues tëe institucioneve kushtetuese.

Ndërkohë u pranua rëndësia e vënë nga Konfindustria, se detyrimisht me "Faljen Fiskale" u duhet dhënë mundësia ligjore dhe teknike qytetareve shqiptare për të kryer -"vetdeklarimin" e të ardhurave personale, përndryshe rrezikohet procesi.

Konfindustria, paraqiti ne takim propozimet e saj për zbatimin e parimit të "konkurueshmërisë" me vendet e tjera të rajonit, që kanë kryer dhe po përgatitën për të kryer Falje Fiskale.

m.xh/NOA

KOMENTE