English

Një tjetër humbje për Juventus

Torino, 4 Prill NOA - Ka ardhur një tjetër rezultat negativ për skuadrën e Juventusit ku këtë herë ata u mundën në Udine me rezultatin e pastër 3 me 0.

Kjo humbje ka bërë që në klasifikimin e përgjithshëm të Seria A bardhë e zinjtë të kalohen edhe nga Napoli.

Udineze kaloi në avantazh në minutën e 9 të pjesës së parë ku për to shënoi Sanchez.

Më pas për djemtë e Marinos shënoi Pepe në minutën e 20 të pjesës së dytë dhe Di Natale vuri firmën mbi golin e tretë të ekipit të tij duke kaluar kështu ë kuotën e 22 golave në këtë kampionat.

Për bardhë e zinjtë tashmë çështja e kualifikimit për në Ligën e Kampionëve bëhet gjithnjë e më e vështirë pasi ndeshjet e mbetura tashmë janë vetëm gjashtë dhe Juventus duhet patjetër të marrë rezultate pozitive në këto sfida.

r.b/NOA

KOMENTE