Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Udhëtonte për Pashkë, i riu shqiptar flijohet duke u hedhur në det
English

Udhëtonte për Pashkë, i riu shqiptar flijohet duke u hedhur në det

Korrespondenti i Agjencisë NOA raporton për një ngjarje të rëndë në anijen e udhëtarëve "Eleni" në linjën Korfuz-Igumenicë. 27-vjeçari shqiptar që gjendej me familjen duke shkuar për të festuar Pashkët, e ktheu festën në mort pasi i zhgënjyer nga dashuria e dështuar, i dha fund jetës duke u hedhur në det

Shkojnë të festojnë Pashkët, i zhgënjyer nga dashuria, hidhet nga anija

Igumenicë, 4 Prill NOA - Një familje shqiptare po shkonte në Igumenicë për të festuar Pashkët, por udhëtimi në det ka qenë tragjik sepse djali ka vendosur të shfrytëzojë pikërisht këtë moment për t'i dhënë fund jetës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në anijen "Eleni" në linjën Korfuz - Igumenicë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Viktimë është një djalë 27 vjeçar shqiptar, i cili së bashku me nënën dhe të atin e tij, po udhëtonin nga Korfuzi ku jetonin, për në Igumenicë ku do t'u bashkoheshin disa kushërinjve të tyre për të pjekur qengjin e Pashkëve.

Burime zyrtare nga Kapiteneria e Portit të Igumenicës i thanë korrespondentit të agjencisë NOA se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në orën 17.57 dhe menjëherë sapo u konstatua mungesa e udhëtarit, kanë nisur kërkimet për gjetjen e 27-vjeçarit shqiptar.

"Ne morëm në pyetje familjarët e 27 vjeçarit shqiptar dhe ata na treguan se djali ishte hedhur vetë nga anija, në përpjekje për t'i dhënë fund jetës, pasi ishte i zhgënjyer nga një lidhje dashurie që kishte pasur në Korfuz, lidhje që kishte marrë fund", - thanë burime zyrtare policore pas hetimeve të para.

Ndonëse nuk ka shpresa që i riu të gjendet i gjallë, kërkimet janë përqendruar pranë ishullit Prasudhi në Igumenicë, pasi pikërisht në atë zonë u konstatua hedhja e 27-vjeçarit kur anija po përshkonte pjesën veriore të atij ishulli.

Disa motoskafë të marinës detare dhe forcat e Rojës Bregdetare janë vënë në kërkim të 27-vjeçarit të zhdukur por deri në orët e pasdites së sotme (e Diel), nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

e.r/NOA

KOMENTE