Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vatikani distancohet nga krahasimi me antisemitizmin
English

Vatikani distancohet nga krahasimi me antisemitizmin

Vatikan, 4 Prill, NOA - Vatikani është distancuar nga krahasimi i sulmeve të mediave për skandalet seksuale me antisemitizmin. Krahasimi u bë në një predikim në Romë pak ditë më parë nga prifti Raniero Cantalamesa.

Ai e vlerësoi, duke lexuar një letër të një miku hebre, se sulmi ndaj kishës për skandalet seksuale me minorenët është si diskriminimi që u është bërë hebrenjve.

Zëdhënësi i Papës, Federico Lombardi, në një intervistë për radion RAI, u përpoq të tërhiqte krahasimet e diskutueshme me antisemitizimin. Lombardi përmendi se megjithëse Cantalamessa kishte lexuar një letër, kjo mund të linte vend për keqkuptime.

Letra që lexoi predikuesi i Shtëpisë Papnore shkaktoi valë reagimi në të gjithë botën. Kisha katolike ndodhet aktualisht në shënjestër të sulmeve pas bërjes publike të shumë rasteve të abuzimeve seksuale me miturit, veçanërisht në Irlandë dhe Gjermani.

m.xh/NOA

KOMENTE