English

Asnjë vrasje nuk ndodhi muajin e kaluar

SHBA, 5 Prill NOA - Qyteti i Newark që ndodhet në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk ka patur asnjë të vrarë muajin e shkuar dhe është hera e parë që diçka e tillë ndodh në këtë vend në 44 vitet e fundit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë policia e këtij vendi e cila e ka shpallur me mjaft krenari këtë ndodhi.

Hera e fundit në të cilin qyteti i Newark nuk kishte parë asnjë vrasje për një muaj, lidhet me muajin maj të vitit 1966.

Gjithashtu ka qenë dhe vetë kryetari i Drejtorisë së Policisë në këtë qytetet Garry Mcarthy, i cili ka pohuar mjaft i entuziazmuar për këtë progres tepër të ndjeshëm dhe mjaft efikas i cili ka ndodhur në Newark kohët e fundit.

r.b/NOA

KOMENTE