Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E ardhmja e një iluzioni
English

E ardhmja e një iluzioni

Sot, faktori i vetëm që bashkon liderët palestinezë, izraelitë dhe arabë është dyshimi për vlerat, zgjuarsinë dhe seriozitetin e drejtimit amerikan në rajon

Nga "Weekly Standard" Që nga marrëveshja e Oslos e vitit 1993, 17 vjet përpjekje nën drejtimin e 3 presidentëve amerikanë dhe 6 kryeministrave izraelitë janë përvetësuar 5 leksione të qarta. Secili prej tyre është shpërfillur prej presidentit Barack Obama, gjë që shpjegon arsyen pse "procesi i paqes" ka dëmtuar kaq shumë përpjekjet reale për paqen.

Sot, faktori i vetëm që bashkon liderët palestinezë, izraelitë dhe arabë është dyshimi për vlerat, zgjuarsinë dhe seriozitetin e drejtimit amerikan në rajon. Përpjekjet e javëve të fundit kanë qenë shumë të rëndësishme, por disi të zvetënuara, dhe treguan se sa shumë dëm është bërë dhe sa pak kujdeset administrata për këtë çështje. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, kundër të cilit është shprehur Obama duke thënë "se zien nga zemërimi", propozoi takimet në Washington të katërshes Clinton, Gates, Biden dhe Obama. Por, takimet u mbajtën sekret: Shtëpia e Bardhë nuk lejoi as edhe një foto të vetme në atë takim, një mospërfillje kjo e paprecedent. Asnjë ceremoni, asnjë konferencë për shtyp. Nga ana e saj, sekretarja Clinton u shpreh: "Besueshmëria jonë në këtë proces varet nga vullneti për të lëvduar të dyja palët, kur tregohen të guximshme dhe kur nuk bien dakord ta thonë këtë qartazi". Përkulshmëria e Izraelit varet nga siguria. Martin Indyk, ambasadori që ka dërguar Bill Clinton në Izrael, kujton: "Të dhënat ... sugjerojnë se presidentët amerikanë mund të jenë më të suksesshëm kur hapin krahët rreth kryeministrave të Izraelit dhe i inkurajojnë ata të ecin përpara. Të mos i frikësojnë ata që të nënshtrohen". Gjatë viteve të Bushit, lideri i Izraelit, Ariel Sharon, vendosi të braktiste idenë e "Izraelit të madh", imponoi detyrimet mbi marrëveshjen e Bregut Perëndimor. Cila ishte kthesa e Sharonit? Gjatë fjalimit në qershor të vitit 2002, Bushi denoncoi terrorizmin palestinez dhe tha se vetëm nga reformat vinin parimet bazë e të bërit shtet të Palestinës. I sigurt, Sharon nisi të reagojë. Izraelitët e dinë mire se dënimet publike të amerikanëve për Izraelin i çlirojnë europianët. Izraeli ka qenë i izoluar dhe kjo gjë është kritikuar nga ndërkombëtarët. Kur ne përdorëm fjalën "dënim", ishte e pamundur që kjo linjë të mbahej jashtë kuartetit të lartpërmendur dhe formulimeve të Bashkimit Europian. Në javët e fundit, administrata e Obamës ka theksuar se të dyja palët kanë përgjegjshmëri për t'u takuar, por nuk u bënë pyetje serioze rreth Autoritetit Palestinez. Çmimi për një pakujdesi të tillë është paguar si në shoqërinë izraelite, ashtu edhe në atë palestineze: çdo veprim i tillë dhe çdo transmetim ndihmon që izraelitëve t'u mbushet mendja se palestinezët nuk kërkojnë paqe të sinqertë dhe ndihmon të rritet një brez i ri palestinezësh, që i shohin hebrenjtë si armiq që duhen urryer dhe jo si fqinj, me të cilët mund të arrijnë ndonjë dobi. Ky veprim foshnjarak nga shoqëria palestineze, për më tepër, e zhvendos atë nga përgjegjshmëritë e të bërit shtet, sepse frenon elementet më të dëmshme dhe më shkatërruese të Bregut Perëndimore dhe sugjeron që standardet njerëzore nuk janë domosdoshmërisht pjesë e përparimit drejt "paqes". Një lutje e fuqishme që të gjitha goditjet të përfundojnë tashmë, do të ndihmonte moderatorët palestinezë të ndërmarrin këto veprime dhe të risigurojnë Izraelin që Presidenti Obama të ndajë të paktën një prej shqetësimeve lidhur me aftësinë e palestinezëve për të negociuar dhe për të mbështetur procesin e paqes. Heshtja e deritanishme, rutina që ka pllakosur, të lë përshtypjen që Obama thjesht dëshiron të nënshkruajë një radhë shkresash dhe nuk mendon se çfarë mund të ndodhë pas kësaj. Ashtu si distancimi i tij prej Izraelit dhe mungesa e shqetësimit për sigurinë në Izrael, kjo gjë minon shanset për bisedime të suksesshme për paqen. Para 2 javëve u zhvillua biseda e "pajtimit" midis administratës së Obamës dhe Qeverisë së Izraelit. Por, pajtimi nuk është një çështje e thjeshtë, ashtu siç pranon edhe kisha katolike. Në këtë besim katolik është diçka e shenjtë që përmban 3 elementë: shndërrimi, rrëfimi dhe kremtimi. Shndërrimi është një perceptim i brendshëm i keqbërjes, rrëfimi është lejimi i jashtëm i saj dhe kremtimi vjen kur (dhe vetëm atëherë) mëkatari është shndërruar në fe tjetër, është penduar, është rrëfyer dhe është rikthyer. Çështjet e Izraelit dhe Lindjes së Mesme duken se kanë ende një rrugë të gjatë përpara.

KOMENTE