Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krizë midis Benitezit dhe Liverpulit, shpreson Juventus
English

Krizë midis Benitezit dhe Liverpulit, shpreson Juventus

Angli, 5 Prill NOA - Raportet midis teknikut të Liverpulit dhe vetë këtij klubi, vazhdojnë të jenë në krizë dhe kjo në sajë të rezultatit të fundit të skuadrës ku ata nuk shkuan më shumë se një barazim një me një në fushën e Birminghamit.

Vetë tekniku spanjoll kishte premtuar se skuadra e tij do të kualifikohej në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm por, duke parë rezultatet jo pozitive që po merr Liverpuli kjo gjë po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Benitez tashmë ndodhet në mes të kritikave nga shtypi britanik dhe kjo gjendje e tensionuar e cila është krijuar rreth tij të bën të mendosh për një largim të mundshëm të spanjollit në fund të këtij kampionati.

Në këtë situatë skuadra e bardhë e zinjve të Juvetusit shpreson në një largim të Bentiezit nga Liverpuli dhe në ardhjen e tij ke klubi torinez.

Stafi drejtues i Juventusit ka shfaqur prej kohësh interes për teknikun spanjoll dhe duke parë këtë gjendje, ata mund të përfitojnë duke marrë shërbimet e Rafa Benitez për sezonin e ardhshëm.

r.b/NOA

KOMENTE