English

Nga një në tre çifte, një nga partnerët tradhton

SHBA, 5 Prill NOA - Të paktën një nga partnerët në një nga tre çifte tradhton por, ka dhe raste ku të dy nuk janë besnikë ndaj njëri tjetrit.

Ky përfundim ka dalë nga një studim i cili është kryer në SHBA në universitetin e "Iowa" në Chicago.

Kërkimtarët kanë intervistuar 783 të rritur heteroseksualë nga 18 deri në 60 vjeç si meshkuj ashtu dhe femra duke i pyetur ata se sa partnerë kanë pasur respektivisht në lidhjet e tyre të fundit.

Nga ky sondazh i kryer rezultoi se të paktën, një nga partnerët, në një në tre çifte ka tradhtuar vetëm një herë.

r.b/NOA

KOMENTE