English

Plagosi me thikë të riun, arrestohet

Shkodër, 5 Prill, NOA - Policia e Shkodrës bën të ditur se ka arritur të arrestojë autorin e plagosjes së një 18 vjeçari mbrëmjen e djeshme në këtë qytet. Personi i arrestuar është 21vjeçari Marsel Kulli, banues në lagjen "Naim Gjylbegu" të qytetit të Shkodrës.

Kulli, pas një zënke me 18 vjeçarin E. Hasani e ka plagosur këtë të fundit me thikë në këmbë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.30, në lagjen "10 Korriku".

Policia deklaron se ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka dërguar në spital 18 vjeçarin, E.Hasani, i cili është banues në fshatin Mjede.

Sipas policisë 18 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta mes dy të rinjve.

m.xh/NOA

KOMENTE