Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja pranë ish-diskos San Paolo , viktima nga komuniteti egjiptian
English

Vrasja pranë ish-diskos "San Paolo", viktima nga komuniteti egjiptian

Tiranë, 5 Prill NOA Update - Një vrasje ka ndodhur pak minuta më parë me viktimë një djalë të ri kurse një i dytë, në gjendje të rëndë u dërgua në spital me plagë serioze nga një armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pranë rreth-rrotullimit të Tiranës së Re pas ish-diskotekës "San Paolo", tek lokali "Cosmos" afër "Zayed Center", disa metra larg nga sheshi "Willson", raporton nga vendngjarja, gazetarja e agjencisë NOA.

Viktima është identifikuar si Elton Lulo, nje djale me ngjyre rreth 29 vjeç, (i komunitetit egjiptian) me banim në Tiranë, menaxher i një lokali bar-kafene në kryeqytet dhe ai mbeti i vrare pak metra larg pallatit ku ai banonte.

Policia nuk konfirmoi emrin e të plagosurit por në Spitalin Ushtarak bëhet e ditur se ai është Bledar Caca rreth 20 vjeçar i cili tashmë gjendet nën kujdesin e mjekëve.

Policia nuk ka ende nje piste per krimin e ndodhur dhe dyshon se dy jane shkaqet e ngjarjes, ose nje sherr i castit per motive ende te panjohura, ose nje konflikt me i vjeter por gjithsesi hetimi intensiv vazhdon.

Ne vendngjarje ka mberritur edhe drejtori i Policise se Tiranes, Tonin Vocaj kurse forca te shumta policore kane rrethuar lokalin "Cosmos" ku ndodhi ngjarja.

l.n/e.r/NOA Vijon...

KOMENTE