English

Aksident në Unazën e re, kamioni përplas kalimtaren

Tiranë, 6 Prill NOA - Një grua është plagosur rëndë pasditen e sotme pasi një mjet i rëndë transporti e përfshiu nën rrota në ecje e sipër.

Ngjarja ka ndodhur pranë Unazës së re në Tiranë, bëjnë të ditur burime në vendin ku ndodhi aksidenti.

Nga të dhënat e para mësohet se gruaja, identiteti i të cilës ende nuk është saktësuar, ishte duke ecur për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur një kamion e përfshiu dhe e plagosi rëndë.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë dërguar në Spitlain Ushtarak të plagosurën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet rutinore.

e.r/NOA Vijon...

KOMENTE