English

"Honeymoons'', bashkëprodhimi shqiptaro-serb në kinematë amerikane

Tiranë, 6 prill, NOA /Milena Selimi - "Honeymoons'' (Muaj Mjalti), prodhimi i parë i përbashkët serbo-shqiptar, do të shfaqet në shtator në kinematë amerikane.

Me regjisor serbin Goran Paskaljevië dhe bashkë-skenarist Genc Përmetin, ky film së fundmi mori edhe çmimin e madh si filmi më i mirë i Evropës Juglindore në Festivalin e 34-t Ndërkombëtar të Filmit në qytetin amerikan, Kleveland.

"Honeymoon" aktualisht po konkurron në Festivalin e Filmit në Hong-Kong bashkë me filma të tjerë prestigjiozë nga regjisorë mjaft të njohur si Fransua Ford Kopola, Roman Polanski, Marko Belokio, Coen Brothers etj.

Filmi flet për dy çifte të reja të sapomartuar, njëri shqiptar dhe tjetri serb, jeta e të cilëve shkon mjaft keq.

Drama e titulluar "Muaj Mjalti" përqendrohet në dy histori paralele. Një familje shqiptare dhe tjetra serbe, të cilat i bashkon emigracioni.

Në fakt, dy historitë nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, por kanë një fat të përbashkët.

Filmi ka konkurruar edhe në Festivalin e Venecias në shtator 2009 dhe është pritur mjaft mirë nga shikuesit.

Skenari është shkruar nga Paskaljeviç dhe Genc Përmeti.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE