English

Bosnjë: Heqja e vizave, në qershor

Sarajevë, 7 prill, NOA - Politikanët e Bosnjës janë të bindur se Bashkimi Evropian do të jetë i gatshëm për ta shpallur tërheqjen e regjimit të vizave në muajin qershor.

Një fakt të tillë ata e kanë thënë me siguri pas takimit me delegacionin e evropianëve i cili ka qenë i pranishëm në këtë vend. "Ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, më tha qartazi se ata zyrtarisht do ta shpallin tërheqjen e regjimit të vizave në qershor", tha lideri politik boshnjak, Sulejman Tihiç.

Më tej, ai ka theksuar se shpallja e këtij vendimi do të bëhet gjatë samitit të Bashkimit Evropian "Ballkani Perëndimor", në Sarajevë, në fillim të qershorit.

Këtë deklaratë Sulejman Tihiç, lider i Partisë për Aksion Demokratik, që është partia më e madhe myslimane në Bosnjë, e bëri pas takimit me ministrin spanjoll Moratinos dhe zv/sekretarin amerikan të shtetit, Xhejms Steinberg.

n.e/NOA

KOMENTE