English

Dhunë ndaj karabinierëve, arrestohen tre shqiptarë

Perugia, 7 Prill NOA - Tre shqiptarë respektivisht nga 27, 31 dhe 34 vjeç janë arrestuar për dhunë dhe rezistencë ndaj karabinierëve të cilët ndërhynë në ambientet e një lokali ku ndodheshin tre personat në fjalë.

Sipas burimeve policore bëhet e ditur se djemtë shqiptarë ishin në gjendje të dehur dhe në brendësi të lokalit ku ndodheshin ata po ngacmonin klientët e tij dhe theksohet se ato ishin ngacmime të tipit seksual.

Karabinierët të lajmëruar nga një telefonatë nga ajo ç'po ndodhte shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes ku tre shqiptarët si fillim u përpoqën të largoheshin me auto veturën e tyre. Më pas ata u ndaluan nga forcat policore dhe bënë mjaft rezistencë ndaj tyre madje i qëlluan ata me grushte e shkelma.

Për këtë arsye tashmë të tre gjenden nën arrest në burgun e Capanne, të Perugias. Policia tha se njëri prej shqiptarëve është akuzuar për ngacmime seksuale ndaj njërës prej klientëve të lokalit ku ndodhi gjithçka.

r.b/NOA

KOMENTE