English

Liga e Kampionëve, Inter gjysmëfinalistja e parë

Itali, 7 Prill NOA - Inter është ekipi i parë gjysmëfinalist në Ligën e Kampionëve dhe kjo gjë u vendos falë rezultatit të ndeshjes së dytë të zikaltërve me Cskan, ku në fushën e rusëve djemtë e Murinjos fituan me rezultatin 1 me 0.

Duhet thënë se Inter zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë dhe goli i fitores për to u realizua nga Sneijder, i cili shënoi nga një goditje dënimi duke e kapur në befasi portierin e rusëve.

Avantazhi që mori Interi që në minutën e gjashtë bëri të mundur që skuadra të fitonte qetësinë e duhur për vazhdimësinë e sfidës duke arritur kështu dhe kualifikimin për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Tashmë Inter do të përballet serish me Barcelonën në këtë fazë të këtij kompeticioni dhe duke parë formën e treguar nga skuadra spanjolle, duhet thënë se do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë për zikaltërit.

r.b/NOA

KOMENTE