English

Ndahet nga jeta në aksident, arrestohet shoferi

Tiranë, 7 Prill NOA - Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku autoritetet përkatëse kanë arrestuar në flagrancë Sokol Zenel Kalemi, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Personi në fjalë zotëronte arsim të lartë dhe gjatë kohës që ishte në drejtim të autobusit të tij të tipit Benz, ai ka aksidentuar shtetasen tjetër Dhurata Mylazim Daja.

Menjëherë 28 vjeçarja u shoqërua në spital ku aty gjeti dhe vdekjen.

Për Kalemin u mor masa e arrestit për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe tashmë materialet e kësaj ngjarjeje i kaluan prokurorisë për të vazhduar hetimet e kësaj ngjarje.

r.b/NOA

KOMENTE