Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagos me automatik vëllanë, ishte i dehur
English

Plagos me automatik vëllanë, ishte i dehur

Durrës, 7 prill, NOA - Në sherr e sipër dy vëllezër janë nxehur aq shumë, saqë njëri prej tyre, në gjendje të dehur, ka rrëmbyer automatikun dhe ka plagosur tjetrin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të Durrësit, sipas të cilave mësohet se është arrestuar në flagrancë vëllai agresor, Ismail Kërtusha, 62-vjeç, banues i këtij qyteti.

Arrestimi i tij u bë për arsye se dyshohet se ky person, duke qenë në gjendje të pirë, është konfliktuar për motive të dobëta me vëllain e tij 47-vjeçar, duke e lënë të plagosur rëndë. I dëmtuari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit e më pas në atë Ushtarak të Tiranës, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje u kryen gjithë veprimet e para hetimore, ndërsa materialet proceduriale për veprat penale të "Vrasjes me dashje e mbetur në fazën e tentativës" dhe Mbajtje pa leje e armëve luftarake" iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE