English

Real - Barça, Kaka nuk do të jetë

Spanjë, 7 Prill NOA - Dyluftimi kokë më kokë midis Reali të Madridit dhe Barcelonës vazhdon të jetë mjaft i bukur në kampionatin spanjoll por, në sfidën e së shtunës së këtyre ekipeve, ku ndeshja do të zhvillohet në fushën e Realit, mund të jetë një rezultat, i cili mund të vendosë dhe fatin e këtij kampionati për këto dy ekipe.

Në qoftë se është folur së tepërmi për prezencën e Kakas në "El Clasicon" tashmë çdo gjë është bërë e ditur dhe braziliani nuk do të jetë në këtë ndeshje.

Kaka është akoma duke vuajtur pasojat e dëmtimit të tij dhe për këtë arsye ai nuk ka marrë pjesë as në seancën stërvitore të ekipit të tij.

Braziliani gjithashtu duhet thënë se rrezikon të mos jetë pjesë as në lojtarët e grumbulluar më këtë ndeshje ku mund ta shohë atë në tribunat e stadiumit.

r.b/NOA

KOMENTE