Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA-BE: Situata në Bosnjë, shqetësuese
English

SHBA-BE: Situata në Bosnjë, shqetësuese

Uashington, 7 prill, NOA - Situata në Bosnjë është shqetësuese dhe zgjedhjet e tetorit përfaqësojnë një mundësi për të ndryshuar rrugën e zhvillimeve.

Kështu është shprehur Valentin Inzko, përfaqësuesi më i lartë ndërkombëtar në Sarajevë.

Komentet e Inzkos u bënë gjatë takimit që ai zhvilloi me nënsekretarin amerikan të Shtetit, Xhejms Steinberg dhe ministrin e Jashtëm të Spanjës, Angel Miguel Moratinos. të cilët kanë arritur në Bosnjë të martën për një vizitë dy ditore.

Nga ana e tyre, Steinberg e Moratinos kanë kërkuar nga udhëheqësit e Bosnjës që të çojnë përpara reformat.

"Zyrtarët e BE-së dhe të SHBA-ve shprehën shpresën se fushata zgjedhore do të përqendrohet në krijimin e kushteve më të mira të jetës për të gjithë si dhe në masat konkrete për të lëvizur Bosnjën sa më shpejt që është e mundur drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s", thuhet në një deklartë të zyrës së përfaqësuesit ndërkombëtar në Bosnjë.

n.e/NOA

KOMENTE