Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Statuti i PS, sot Asambleja diskuton ndryshimet
English

Statuti i PS, sot Asambleja diskuton ndryshimet

Tiranë, 7 prill, NOA - Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila do të mbahet sot, pritet të diskutohen dhe miratohen ndryshimet e reja të statutit të kësaj force politike.

Konkretisht, drafti i ri rikthen Partisë Socialiste organizimin në bazë, duke parashtruar ringritjen e strukturës në rrethe dhe asamblenë socialiste të rrethit, duke hequr kështu kompetencat që i ishin dhënë qarkut.

Ishte organizimi në bazë qarku, i cili nuk funksionoi mirë gjatë zgjedhjeve të kaluara, ndaj edhe në këto përmirësime rifutet organizimi në bazë rrethi.

Për herë të parë, PS përcaktohet si parti elektorale dhe funksionale, duke përcaktuar në statut parimin se nga parti funksionale, PS shndërrohet dhe në parti elektorale, ku organizimi i saj intensiv do të jetë më shumë gjatë fushatave elektorale.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se ky projekt do t'i nënshtrohet një debati të gjerë brenda dhe jashtë Partisë Socialiste, me aktorë të shoqërisë civile.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu që kryetarët e PS-së në nivel lokal nuk do të zgjidhen më sipas parimit "një anëtar-një votë", por me këtë parim do të zgjidhet vetëm kryetari i PS-së në qendër.

n.e/NOA

KOMENTE